Derbi i kryeqytetit, Tirana publikon çmimet e biletave

Futboll

Derbi i kryeqytetit, Tirana publikon çmimet e biletave

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:45
Derbi i kryeqytetit, Tirana publikon çmimet e biletave

Të dielën në orën 19:00, në stadiumin “Selman Stërmasi”, do të luhet derbi i parë i këtij sezoni mes Tiranës dhe Partizanit.

Klubi bardheblu me anë të një postimi në “Facebook”, ka informuar tifozët për çmimin e biletave.

Ajo që bie në sy është se bileta më e lirë, kushton 400 lek ndërsa ajo më e shtrënjtë 3000 mijë lekë.

Biletat do të nisin shitjen nga dita e sotme deri  të dielën në orën 19:00, pranë biletarisë së stadiumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat