Çmimet e vendosura nga Turqia janë shumë për “hall”

Futboll

Çmimet e vendosura nga Turqia janë shumë për “hall”

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 11:46
Çmimet e vendosura nga Turqia janë shumë për “hall”

“Futbolli nuk është një sport për hallexhinjtë”, kështu u shpreh anëtari i Komitetit Ekzekutiv në Federatën Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, në përpjekje për të shpjeguar kostot e larta dhe çmimet e biletave që pritet të ketë “Arena Kombëtare”, impiantit më modern në Shqipëri.

Por Turqia, stadiume si “Arena Kombëtare” i ka me shumicë dhe në ligat e ulëta, ndërsa impiantet e skuadrave kryesore janë perla të vërteta.

Përballjen e rëndësishme ndaj Shqipërisë, së vlefshme për Euro 2020, që do të çimentote praktikisht vendin e dytë të skuadrës së Senol Guneshit, federata turke ka vendosur ta luajë në “Shukru Saraçoglu” të Stambollit, impianti 50 mijë vendesh ku luan ndeshjet e saj skuadra e Fenerbahçes.

Për ketë sfidë, çmimet e vendosura nga Turqia janë shumë për “hall”, pasi kushtojnë 20 lira turke (rreth 390 lekë të reja), 50 lira (rreth 975 lekë të reja) dhe 90 lira (rreth 1756 lekë të reja)… Mesa duket, në Turqi federata e futbollit i sheh si shumë të rëndësishëm “hallexhinjtë” e saj dhe nuk i snobon sikundër Federata Shqiptare e Futbollit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat