Domergue u zotua se do ta përkrahë dhe do ta ndihmojë FFK-në

Futboll

Domergue u zotua se do ta përkrahë dhe do ta ndihmojë FFK-në

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 15:09
Domergue u zotua se do ta përkrahë dhe do ta ndihmojë FFK-në

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, kanë zhvilluar sot një takim me shefin e edukimit të UEFA-s për zhvillimin e elitës U15, Jean Francois Domergue, e ku ishin të pranishëm edhe përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes dhe drejtori teknik Michael Nees.

Gjatë këtij takimi u bisedua për strategjinë e FFK-së për kategoritë e reja, përfshirjen e shkollave dhe zhvillimin e gjithëmbarshëm të futbollit. UEFA e ka pranuar në tërësi programin strategjik të FFK-së, i cili është vlerësuar si projekt i shkëlqyeshëm dhe tani do të fillojë zbatimi i tij në përpikëri.

Gjatë këtij takimi z. Domergue u zotua se do ta përkrahë dhe do ta ndihmojë FFK-në në realizimin e këtij projekti, që sipas tij është shembull për regjion. Po ashtu, në emër të UEFA-s, z. Domergue lavdëroi zhvillimin e hovshëm të FFK-së dhe theksoi se UEFA është e kënaqur për zhvillimin dhe realizimin e këtyre projekteve.

Shefi i edukimit të UEFA-s gjatë ditës së nesërme do të vizitojë disa qytete të Kosovës për të parë se si po aplikohet në praktikë kjo strategji e FFK-së.

Presidenti Ademi dhe sekretari Salihu takuan shefin e edukimit në UEFA, Jean Francois Domergue.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat