Reagon Dukagjini!

Futboll

Reagon Dukagjini!

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 16:51
Reagon Dukagjini!

Klubi i futbollit Dukagjini nga Klina ka reaguar në lidhje për referim dhe sipas tyre, janë dëmtuar në shumë ndeshje.

“Klubi i futbollit Dukagjini nga Klina është tejet i shqetësuar dhe i habitur më mënyrën e referimit që po i bëhet skuadrës tonë që nga fillimi i këtij kampionati e ku si rezultat i këtij referimi skuadrës tonë i janë mohuar pikë të plota e në shumë raste ka ndikuar direkt në rezultatin final të ndeshjes. Klina si qytet i vogël por me një zemër të madhe dhe dashuri për futbollin i ka ofruar Superligës një ekip simpatik, më një shikueshmëri e tifozëri që as ekipet kampionë në Kosovë nuk e kanë.

Organizimi i ndeshjeve në Klinë është njëri nga më të mirët e Superligës (këtë e dëshmojnë edhe raportet zyrtare). Prandaj tradita jonë, e një klubi të mirëorganizuar si në aspektin infrastrukturor, si në aspektin teknik e administrativ si dhe për shkak që nuk e kemi pasur zakon asnjëherë të ankohemi në referim dhe vlerësim duke besuar që një gjë të tillë ta bëjnë ata që janë të thirrur ta bëjnë, e po ashtu ani pse këtu kanë ardhë ekipet mysafire, kanë luajtur si në shtëpinë e tyre, kanë fituar dhe shikuesit tanë (që janë më korrektit në Kosovë) i kanë duartrokitur dhe asnjëherë nuk ka ndodhë të këtë as më të voglin incident, kjo siç duket pak kujt i intereson.

Qëllimet dashakeqe që ekipe siç është Dukagjini me një tifozëri shumë korrekte dhe me njerëz që duan futbollin jashtë mase, ti dëmtojnë janë tendencioze dhe si të tilla janë të papranueshme. Për shkak të korrektësisë le ti hedhim një sy në mënyrë kronologjikë të gjitha gjirove ku ne si klub u dëmtuam shumë. Xhiroja e parë, (KF Dukagjini 0:0 KF Ballkani), minuta e fundit e takimit, mbrojtësi mysafir e tërheq lojtarin tonë dhe e rrezon brenda zonës së 16-të metershit e që me rregulla të referimit ishte penallti e pastër por që çuditërisht nuk referohet nga kryesori dhe atë edhe në konsultim me anësorin ani pse gjyqtari kryesor ishte shumë afër vendit ku shkaktohet faulli, ndërsa anësori ishte në linje të vijës së 16-të metershit dhe kishte pamje shumë të qartë për ta sinjalizuar kryesorin dhe kështu Dukagjinit i mohohet fitorja e sigurt, pra minus dy pikë qysh në start të kampionatit.

Xhiroja e tretë KF Dukagjini 0:4 KF Drita, gjyqtari kryesor pothuajse në të gjitha duelet përparësi u jepte lojtarëve mysafir dhe nuk ndalonte faulat kur ishin në favorin tonë. Ndeshja e xhiros së katërt KF Flamurtari 2:0 KF Dukagjini, minuta e 11-të e takimit, lojtari kundërshtar me numër 45 në fanellë, shënon gol nga pozita e qartë jashtë lojës. Gjyqtari e pranon golin si të rregullt edhe pse qartë shihej që nuk ishte, dhe kur lojtarët tanë protestojnë për këtë gol të pranuar i njëjti gjyqtar ju përgjigjët atyre duke ju thënë: citoj”….edhe nëse e kish çu flamurin anësori, unë së kisha anulu golin…”.  Minuta e 19-të, lojtari vendas godet me bërryl në fytyrë sulmuesin tonë me numër 99, gjyqtari në vend që ta ndëshkoj lojtarin që shkaktoj faull ai i jep karton sulmuesit tonë vetëm pse ai kërkon sqarime pse nuk ndalet faulli. Xhiroja e pestë KF Dukagjini 0:1 KF Ferizaj, minuta e 59-të e ndeshjes, lojtari kundërshtar shkakton faull të pastër në sulmuesin tonë, referi nuk jep faull për ekipin tonë e as karton për lojtarin mysafir por duke provokuar situatën i drejtohet lojtarit tonë i cili ishte i shtrirë ne fushë duke i bërtitur: Çka ki… dhe në reagimin e parë të lojtarit tonë ai nuk heziton dhe e ndëshkon menjëherë me karton të verdhë, pra gjyqtari është ai që provokon një situatë të tillë.

Dhe në xhiron e dytë të mbetur me Prishtinën, që u zhvillua dje në ‘Fadil Vokrri’, prapë protagonist ishte gjyqtari. Tek rezultati 1:0 për vendasit ishte minuta e 50-të kur shkaktohet faull i pastër në sulmuesin tone pranë zonës së 16-të metershit të Prishtinës, referi prapë nuk akordon goditje dënimi për skuadrën tonë dhe nga ai aksion bie edhe goli i dytë për vendasit. Sikur mos të mjaftonte e gjithë kjo referi ndëshkon me karton të verdhë trajnerin mysafir për shkak të reagimeve të cilat vërtetë ishin të arsyeshme, ndërkaq nuk ndëshkon lojtarët vendas kur shkaktoheshin faulla që ishin për karton të verdhë.

Kujtojmë se referët e njëjtë në terrene tjera bëhen sikur delet, të urtë e të dëgjueshëm dhe nuk janë kaq “autoritativ” sa po bëhen kur referojnë ndaj Dukagjinit. E ritheksojmë edhe njëherë që në si klub nuk kemi reaguar asnjëherë deri më tani për këso gjërash pasi kemi vlerësuar se një gjë të tillë do ta bëjnë ata që janë të thirrur ta bëjnë por siç duket një gjë e tillë nuk po ndodh.

Të shtyrë nga të gjitha këto në si klub dhe kryesi jemi të indinjuar më mënyrën e referimit të tillë andaj nga të gjitha të lartëcekurat, kërkojmë nga organet e Federatës së futbollit të Kosovës që të merren masa dhe të reagohet urgjent për të këta gjyqtar dhe të tjerët që bëjnë këso veprimesh të cilat janë vërtetë tendencioze dhe po e dëmtojnë klubin, dhe në të njejëtën kohë edhe po janë imazh i keq tek investitorët dhe donatorët. Krejt në fund u bëjmë më dije së tash e tutje mikpritja dhe respekti do të jetë pasqyrë e asaj së si do të referohet kur luan klubi ynë”, reagon kryesia e klubit të futbollit Dukagjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat