Gerrard i lumtur me fjalët e Klopp që e mbështesin për postin e trajnerit të Liverpool

Futboll

Gerrard i lumtur me fjalët e Klopp që e mbështesin për postin e trajnerit të Liverpool

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:05
Steven Gerrard

Steven Gerrard është shprehur shumë i lumtur pas komenteve të Jurgen Klopp, të cilat mbështesin ish kapitenin e Liverpool për postin e trajnerit.

Gerrard, i cili aktualisht është duke udhëhequr skuadrën e Rangers, është përmendur në mesin e emrave që mund ta drejtojnë skuadrën nga ‘Anfield’ në të ardhmen, sipas fjalëve të Klopp.

“Nëse Liverpool do të më shkarkonin sot, atëherë ndoshta Kenny(Dalglish) mund të më zëvendësonte, por, doshta edhe Steven Gerrard nga Glasgow, ka thënë Klopp.

“Nëse më pyesni mua, do të zgjedhja Stevie. E ndihmoj kudo që mundem” shtoi tutje trajneri gjerman.

Lidhur me këto komente, Gerrard është shprehur shumë i lumtur dhe ka thënë se ishin befasi e këndshme për të.

“Isha i surprizuar dhe mu bë qejfi njëkohësisht. Por,unë nuk dua që Klopp të shkarkohet. Ai po bën punë të mrekullueshme” ka thënë Gerrard.

Edhe Klopp edhe Gerrard janë nën kontrata me skuadrat e tyre deri në verën e vitit 20222.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat