FIFA i kthen përgjigje Kosovës, e pabesueshme se çfarë i thotë për serbët

Futboll

FIFA i kthen përgjigje Kosovës, e pabesueshme se çfarë i thotë për serbët

Më: 26 shtator 2019 Në ora: 17:49
FIFA i kthen përgjigje Kosovës, e pabesueshme se çfarë i thotë për serbët

Muajin e kaluar, Federata e Futbollit të Kosovës i ka shkruar letër zyrtare FIFA-së dhe UEFA-së për të parandaluar zhvillimin e ndeshjeve të ekipeve serbe në territorin e Kosovës.

Image

Disa ditë më vonë, zëvendëssekretari gjeneral i FIFA-së, Matthias Grafstrem, i ka kthyer përgjigje negative presidentit Agim Ademi.Sipas asaj që shkruhet në letrën zyrtare, klubet serbe kanë të drejtë të luajnë në veri të Kosovës, shkruan Indeksonline.

“Sipas paragrafit 107 të statutit të FIFA-së, fakti që disa klube në veri të Kosovës aktualisht luajnë nën kujdesin e Federatës Serbe të Futbollit, nuk e dëmton autoritetin e përgjithshëm organizativ të FFK-së në territorin e saj.

Ne inkurajojmë Federatën e Futbollit të Kosovës që të tërheq kërkesën e parashtruar pranë institucioneve të sigurisë, në mënyrë që ndeshja Trepça – Crvena Zvezda të zhvillohet në Zveçan” shkruhet në letrën e FIFA-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat