El Chiringuito: Messi mund të mungojë më gjatë

Futboll

El Chiringuito: Messi mund të mungojë më gjatë

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 07:55
Lionel Messi

U raportua se Messi do të mungojë 10 deri në 15 ditë, por tani sipas “El Chiringuito” lëndimi është më serioz dhe Leo mund të qëndrojë jashtë fushave 30 ditë.

Nuk ka nisur aspak mirë sezoni për Lionel Messin.

Pasi u dëmtua në ditën e parë pas kthimit nga pushimet, Messi u rikthye në fushën e gjelbër në shtator.

Pas një ndeshje në Champions League dhe dy në La Liga, 32-vjeçari është dëmtuar sërish, të martën mbrëma në fitoren 2-1 kundër Villarrealit.

Barça raportoi të enjten se “Lojtari i ekipit të parë, Lionel Messi, e ka tërhequr (muskulin) në adductor në kofshën e majtë”, duke mos treguar se sa do të mungojë.

Mediat në Spanjë nisën të raportojnë se një lëndim i tillë, mund ta lë atë jashtë deri në 15 ditë.

Por, tani “El Chiringuito de Jugones”, raporton se Messi mund të qëndrojë më gjatë jashtë fushe.

Sipas Josep Pedrerol, Leo mund të jetë jashtë deri në 30 ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat