Kupa e Republikës së Kosovës në stadiumin e Cërvena Zvezdës, le të përgjigjet UEFA dhe FIFA

Futboll

Kupa e Republikës së Kosovës në stadiumin e Cërvena Zvezdës, le të përgjigjet UEFA dhe FIFA

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2019 Në ora: 11:34
Stadiumi i Zvezdës

Pse mos ta luajmë edhe ne Kupën e Republikës së Kosovës në stadiumin ‘Rajko Mitiç’ (Beograd) përkatësisht në stadium të Cërvena Zvezdës apo në stadiumin të Nishit, ku luan Radniçki, pasi që me demek pasmi të drejtë të luajmë edhe ne në një shtet tjetër garat e Republikës së Kosovës!

A kemi të drejtë ta luajmë Kupën e Republikës së Kosovës në stadium të Cërvena Zvezdës apo në Nish, pyetje për UEFA-n dhe FIFA-n. A na garanton UEFA dhe FIFA, se mund ta luajmë ndeshjen e Republikës së Kosovës në stadiumin e Zvezdës apo në Nish, që askush mos të na pengon?

A na garanton UEFA dhe FIFA, se Federata e Futbollit të Serbisë, do të na lejon që t’i organizojmë garat e Kupës së Republikës së Kosovës në shtetin e tyre? Ose pse mos të shkojmë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, të luajmë Kupën e Republikës së Kosovës? Ose pse Presheva mos të garojë në garat e Republikës së Kosovës dhe ndeshjet si vendas t’i luajë në Preshevë.

A e dini e çfarë do të ndodhte? Serbia me tërë makinerinë e saj do të na sulmonte, do të na arrestonte, që besa këtë punë do ta çonte edhe në Këshill të Sigurimit në OKB, duke llomotitur e shpifur, se u shkel sovraniteti i tyre, demek nga terroristët shqiptarë dhe u rrezikua siguria shtetërore, kështu din ata të propagandojnë! Si është e mundur që Serbia të organizojë garat sportive në shtetin e Kosovës?

Si është e mundur kjo, kur Federata e Futbollit e Kosovës, i ndalon rreptësishtë garat ilegale dhe vetëm kjo e ka të drejtën! Askush nuk i ndal klubet serbe në vendin tonë që të luajnë në Kampionatin e Republikës së Kosovës.  Cila do të ishte përgjigja e UEFA-s apo e presidentit të saj Çeferin ose e FIFA-s me presidentin Infatino, në lidhje se a kemi të drejtën ta luajmë Kupën e Republikës së Kosovës në Beograd, në Novi Sad, në Novi Pazar apo në Preshevë.

“Sipas paragrafit 107 të statutit të FIFA-së, fakti që disa klube në veri të Kosovës aktualisht luajnë nën kujdesin e Federatës Serbe të Futbollit, nuk e dëmton autoritetin e përgjithshëm organizativ të FFK-së në territorin e saj. Ne inkurajojmë Federatën e Futbollit të Kosovës që të tërheq kërkesën e parashtruar pranë institucioneve të sigurisë, në mënyrë që ndeshja Trepça – Crvena Zvezda të zhvillohet në Zveçan”, shkruhet në letrën e FIFA-së.

Nëse atëherë nuk e dëmton autoritetin e përgjithshëm të FFK-së, atëherë pse mos të luajmë edhe ne në Beograd, nuk e dëmtojmë autoritetin e përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Serbisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat