Si u rrah rëndë lojtari i njohur shqiptar, ky është versioni i policisë kroate

Futboll

Si u rrah rëndë lojtari i njohur shqiptar, ky është versioni i policisë kroate

Nga: Kemajl Goca Më: 27 shtator 2019 Në ora: 15:07
Si u rrah rëndë lojtari i njohur shqiptar, ky është versioni i policisë kroate

Futbollisti i njohur shqiptar, Muzafer Ejupi, me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, aktualisht anëtar i skuadrës së elitës kroate Slaven Belupo, është rrahur rëndë! Cili është versioni i policisë kroate në Koprivnica?

Image

“Të mërkurën, me 25 shtator, rreth orës 19.40,  ka ndodhur një përleshje fizike mes tre meshkujve, të moshës 53, 32 dhe 31 vjeç, e cila ka ndodhur në rrugën ‘Antun Nemçiç’ në Koprivnica.

Një  mashkull 53-vjeçar pësoi lëndime të rënda dhe një 31-vjeçar dhe 32-vjeçar.

Dy persona janë arrestuar dhe po zhvillohet një hetim”,- thuhet në një deklaratë të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat