Reagon presidenti i Atleticos

Futboll

Reagon presidenti i Atleticos

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:39
Reagon presidenti i Atleticos

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo, kishte mbetur pothuajse pa fjalë kur po tentonte ta përshkruante gjobën prej vetëm 300 eurove që Federata e Futbollit e Spanjës ia dha Barcelonës për transferimin e Antoine Griezmannit.Më 1 korrik, klauzola e shkëputjes së kontratës të Antoine Griezmannit me Atletico Madridin ra nga 200 në 120 milionë euro dhe rrjedhimisht Barcelona e pagoi këtë shumë për ta blerë francezin, gjë të cilën klubi madrilen e kundërshtoi.

Atletico Madridi pretendon se Barcelona i kishte nisur bisedimet me futbollistin francez në një kohë kur klauzola për shkëputjen e kontratës së tij ishte 200 milionë euro e jo 120 milionë dhe thotë se tani katalonasit ia kanë borxh edhe 80 milionë euro të tjera për transferimin e Griezmannit.

Për shkak të kësaj marrëveshje, Atletico e paditi Barcelonën në Federatën e Futbollit të Spanjës duke pretenduar se katalonasit e kishin kontaktuar francezin kur ai kishte ende kontratë me madrilenët, që është kundër rregullave të FIFA-s për transferime.Megjithatë, kur e kishin bërë këtë ankesë, madrilenët kishin besuar se klubi katalonas do të gjobitet më shumë sesa 300 euro për shkeljen e neneve 88 dhe 126 të Kodit Disiplinor të Federatës së Futbollit të Spanjës.

“Unë e pashë që ata e kanë dënuar Barcelonën me 300 euro. Nuk është shumë normale”, tha Cerezo në një intervistë të dhënë për Radio Marca sot.“Rregullat thonë se duhet të jetë kështu”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat