Ylli i Barçës në disko me Neymar, Valverde jep lajmin e madh për Interin

Futboll

Ylli i Barçës në disko me Neymar, Valverde jep lajmin e madh për Interin

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 17:47
Valverde

Të enjten Neymar Junior ka qenë në Barcelonë, ku pati një takim të avokatit të tij me përfaqësuesit e klubit katalanas, për shkak të një gjyqi që vijon mes tyre. Zgjidhje nuk pati mes palëve, por kjo nuk e pengoi sulmuesin e PSG-së të kaloi natën në një nga diskotekat më të mëdha në qytet, teksa në një foto të publikuar nga ai në rrjetet sociale, shfaqet krah Arthur dhe Leo Baptista.

Në lidhje me prezencën e mesfushorit të Barçës me sulmuesin braziliani foli edhe trajneri Valverde në prag të ndeshjes me Getafe.

“Arthur është mirë dhe shpresoj të vijojë kështu. Ai ka darkuar me një shok të tij dhe këtu nuk ka asgjë për t’u shqetësuar”, tha trajneri i katalanasve.

Dëmtimi i Messit: “Nuk e di sa gjatë do të qëndrojë jashtë fushe. Shpresoj të kthehet sa më shpejt. Realisht ai nuk ka një dëmtim të rëndë, është thjesht një tërheqje e lehtë muskulore. Do të duhet të presim dhe të shohim në javën e ardhshme. Më pas do të shohim sesi do të shkojë.”

Kjo nënkupton se Messi me të gjitha gjasat do të të jetë jashtë fushe edhe për ndeshjen ndaj Interit, të mërkurën, në Champions League.

Ndërkohë që për pjesëmarrjen e Ansu Fati në kombëtaren e Spanjës për U17, ai u shpreh: “Shpresoj që ai të kalojë sa më shumë kohë me ne. Nëse ai shkon me përfaqësuesen e U21 do të ketë më pak ndërprerje, por nëse shkon me ato të U17 do të jetë më pak me ne. Duhet të presim dhe të shohim se çfarë do të vendosë ai”.

Vërshëllimat ndaj Suarez: “Ai ka pak ndeshje që është me skuadrën, për shkak të dëmtimit. Ai ka nevojë të vijë në formë si gjithë të tjerë, ashtu si Messi dhe Dembele. Saurez është si të gjithë golashënuesit, kur shënon radhazi është në formë, por kur nuk shënon thonë që nuk është mirë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat