Lajm shumë i mirë për Amir Rrahmanin

Futboll

Lajm shumë i mirë për Amir Rrahmanin

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 19:31
Amir Rrahmani

Amir Rrahmani zhvilloi një tjetër ndeshje të mirë me Veronën, që barazoi 0-0 në shtëpi me Udinesen.

Mbrojtësi i Përfaqësueses së Kosovës tregoi personalitet në fushën e blertë, duke rezultuar në disa raste vendimtar për skuadrën e tij.

Specialistët e futbollit italian e kanë përzgjedhur 25-vjeçarin në formacionin e javës, përkrah emrave të tillë si de Vrij, Dalbert e Izzo.

Rrahmani, i blerë gjatë afatit kalimtar të verës nga Dinamo e Zagrebit e ka nisur sezonin si titullar i padiskutueshëm, duke luajtur në 5 takimet e para të Serisë A.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat