Injoron Championsin, Simeone “kërcënon” Realin: “Nuk lejojmë të na ikë!”

Futboll

Injoron Championsin, Simeone “kërcënon” Realin: “Nuk lejojmë të na ikë!”

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 22:14
Diego Simeone

Në prag të derbit ndaj Real Madrid, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone ka komentuar situatën në kampin e Colchoneros, duke vlerësuar kundërshtarin dhe maksimizuar vlerat e kësaj përballje të La Ligas.

“Në këto sfida janë detajet ato që bëjnë diferencën në njërën anë ose në tjetrën dhe në ndeshjet e fundit ndaj Sevilla dhe Osasuna, kemi dëshmuar performancë më të mirë. Por, Real Madrid ka një skuadër të madhe dhe një trajner të mirë që e drejton”, deklaroi Simeone.

I pyetur nëse zgjedh fitoren në derbi, apo atë në Champions League, trajneri argjentinas i Colchoneros u përgjigj: “Derbin, sepse është ajo që na pret nesër. Është sfida jonë e ardhshme dhe nuk dëshirojmë ta lejojmë të na ikë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat