Zbulohet arsyeja, se pse Totti dëshironte të humbiste një penallti në ndeshjen e fundit me Romën

Futboll

Zbulohet arsyeja, se pse Totti dëshironte të humbiste një penallti në ndeshjen e fundit me Romën

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 23:09
Francesco Totti

Pas 786 ndeshjeve dhe 307 golave në ngjyrat e famshme të Romës, Francesco Totti theu zemrat e miliona njerëzve, kur vendosi të pensionohej nga futbolli.

Në një fitore emocionuese 3:2 kundër Genoas, sulmuesit italian iu dorëzua emblema e kapitenit nga Daniele de Rossi, kur hyri si zëvendësues në pjesën e dytë të asaj ndeshje.

Pavarësisht pesë golave që u shënuan, kjo ndeshje mbeti në hije nga lamtumira e pashmangshme e Tottit.

Paraqitja e fundit e Tottit në ‘Olimpico’ dhuroi emocione të mëdha, por gjërat kanë mundur të jenë ndryshe sipas shokut të skuadrës, Juan Jesus, i cili ka vendosur të zbuloi diçka të jashtëzakonshme.

Jesus pretendon se Totti planifikonte të humbiste një penallti në ndeshjen e fundit. Pse? Ai donte ta dërgonte topin në turmën e tifozëve të Romës, si gjest falënderimi për mbështetjen e tyre gjatë gjithë karrierës.

“Para ndeshjes së tij të fundit, Totti na tha se nëse do të kishte një penallti, nuk do ta shënonte, por do ta dërgonte topin te tifozët”, ka zbuluar Jesus, përcjell lajmi.net.

Lamtumira e Tottit nga futbolli, bën pjesë në momentet më emocionuese në futbollin italian, kur i tërë stadiumi me tifozë nuk kanë mundur t’u përmbaheshin lotëve.

Totti ishte unik, e tillë ishte edhe lamtumira e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat