Talenti i Ajax në radarin e Liverpoolit

Futboll

Talenti i Ajax në radarin e Liverpoolit

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 23:26
Jurgen Klopp

Liverpool janë të interesuar të nënshkruajnë me sulmuesin e Ajax, David Neres.

Media italiane ‘Calciomercato’ raporton se kampionët e Evropës dëshirojnë transferimin e Neres.

22 vjeçari Neres së bashku me Ajax arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve sezonin e fundit, ku gjatë rrugës deri atje, eliminuan skuadra si Real Madrid dhe Juventus.

Paraqitjet e tij në garën elitare evropiane, janë përshëndetur nga protagonistët e këtij sporti, dhe këto paraqitje, i kanë pëlqyer edhe trajnerit të Liverpoolit, Jurgen Klopp.

Neres ka një kontratë me Ajax deri në vitin 2023.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat