E larguan si dështak, po shkëlqen në Gjermani

Futboll

E larguan si dështak, po shkëlqen në Gjermani

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 23:40
Andre Silva

Andre Silva u kthye në çështje gjatë afatit kalimtar veror për ekipin e Milant. Drejtuesit e donin larg ekipit dhe Giampaolo nuk e përfshiu në planet e tij. Sulmuesi portugez dështoi transferimin e tij tek Monaco dhe më pas kuqezinjtë arritën një marrëveshje në fund me Eintracht Frankurt, për shkëmbimin midis tij dhe Rebic.

I transferuar në Gjermani, sulmuesi duket se po merr formën që dëshiron duke arritur të shënoj në dy ndeshje radhazi. Pas golit ndaj Borussia Dortmund e cila përfundoi 2-2, Silva ka shënuar përsëri në fitoren e sotme të Frankurt ndaj Union Berlin-it, e cila përfundoi 2-1. Frankfrut arrinë fitoren e radhës në Bundesligë duke iu falur golit të Bas Dost dhe Andre Silva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat