Superliga e Kosovës vjen me tri ndeshje interesante

Futboll

Superliga e Kosovës vjen me tri ndeshje interesante

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 08:04
Ilustrim

Superliga e Kosovës këtë fundjavë zhvillon ndeshjet e xhiros së shtatë.

Sot (e shtunë), janë në orar tri ndeshje për t’u zhvilluar.

Me fillim nga ora 13:00, kampionët dhe njëherit liderët e Superligës, skuadra e Feronikelit, në ‘Rexhep Rexhepi’ takohet me Ferizajin.

Nga ora 14:00, në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë, Llapi pret Dukagjinin.

Ndeshja e fundit për sot, është ajo mes Trepçës ’89 dhe Flamurtarit, që zhvillohet me fillim nga ora 15:00.

Për të dielën, gjithashtu janë në orar tri ndeshje, ku spikat derbi i Anamoravës, me Gjilanin si nikoqir përballë Dritës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat