Zeqiri: Gjilani ka qenë, është dhe do të mbetet qyteti i futbollit mbarëshqiptar 

Futboll

Zeqiri: Gjilani ka qenë, është dhe do të mbetet qyteti i futbollit mbarëshqiptar 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 10:51
Zeqiri: Gjilani ka qenë, është dhe do të mbetet qyteti i futbollit mbarëshqiptar 

Derbi më i madh në Republikën e Kosovës në futboll, do të zhvillohet nesër në orën 15.00, mes Gjilanit dhe Dritës, në kuadër të javës së shtatë.
 
Ish futbollisti Arben Zeqiri, një periudhë të gjatë u paraqit për Gjilanin, mendon se do të jetë një ndeshje shumë e fortë mes dy rivalëve të një qytetit.  

Ish sulmuesi Zeqiri, pas luftës ka luajtur 13 derbi, në 7 prej tyre ka qenë lojtar i ndeshjes.  “Nga paslufta e deri në aktualitetin që ne jetojmë, Gjilani ka qenë, është dhe do të mbetet qyteti i futbollit mbarëshqiptar. Jetëgjatësinë e të qenit në kreun e futbollit kosovar, të dyja klubeve të qytetit ua garanton: 1. Struktura organizative e konsoliduar dhe profesionale e udhëheqësisë së klubeve; 2. sjellja në radhët e veta e futbollistëve cilësorë e të trofeshëm; 3. Vazhdimësia e rezultateve pozitive veçmas si mysafirë; 4. Mbështetja e fuqishme, e dy grupeve të mrekullueshme të tifozërisë ‘Skifterat’ dhe ‘Intelektualët’; 5.

Një mbështetje më e madhe e autoriteteve kompetente për renovimin  dhe funksionalizmin e stadiumit aktual; etj.

Secili gjilanas, shpreson fuqishëm që në vitin e ardhshëm, futbolli i Kosovës do të përfaqësohet në Evropë, pikërisht nga dy klubet e qytetit të futbollit mbarëshqiptar Gjilani dhe Drita, e që pikërisht rivaliteti i tyre ka qenë vula e promovimit të futbollit të Kosovës në arenën ndërkombëtare”, tha Zeqiri për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat