Berisha kundër Buffon, zbardhen ndryshimet e Sarrit te Juventusi

Futboll

Berisha kundër Buffon, zbardhen ndryshimet e Sarrit te Juventusi

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 11:08
Buffon, Berisha

Juventusi dëshiron të fitojë tri pikë të tjera në Serie A, përpara se të kthehet përsëri në Champions. Gjithashtu, skuadra e Maurizio Sarrit synon ta zhdukë hendekun me Interin në klasifikimin actual, prej dy pikësh diferencë. Sot, prej orës 15:00, në “Allianz Stadium” do të jetë mysafir SPAL i Etrit Berishës. Skuadra e këtij të fundit me siguri nuk po kalon një moment të mirë të formës dhe, me një tjetër humbje, klasifikimi do të merrte konture me të vërtetë shqetësuese. 

Sarri nuk ka mundësi zgjedhjeje për të në të majtë të mbrojtjes dhe do të duhet të vendosë aty Blaise Matuidi. Në anën e kundërt, në vend të kësaj, ekziston vetëm një alternativë; Juan Cuadrado. Buffon do ta “vozisë varkën” bardhezi nga mbrapa vijës mbrojtëse, duke e lënë Szczesny pushim, në funksion të Ligës së Kampionëve. Shans i ri për Rabiot në mesfushë, pas një paraqitjeje të keqe kundër Brescia.

Në sulm, Sarri bën një “përjashtim”, Gonzalo Higuain. Do të luhet me një skemë të re, 4-3-1-2, ku Paulo Dybala do t’i bashkohet Cristiano Ronaldos në repartin ofensiv. Të dy duhet të gjejnë afinitetin e duhur në fushë dhe kjo do të jetë mundësia e duhur.

Ja formacionet e mundshme:
JUVENTUS (4-3-1-2): Buffon; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Matuidi; Khedira, Pjanic, Rabiot; Ramsey; Dybala, Ronaldo.
SPAL (3-5-2): Berisha; Cionek, Vicari, Tomovic; Sala, Murgia, Valdifiori, Missiroli, Reca; Paloschi, Petagna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat