Felix-Hazard, derbi i Madridit kalon nga këmbët e dy “shtatave”

Futboll

Felix-Hazard, derbi i Madridit kalon nga këmbët e dy “shtatave”

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:03
Felix-Hazard

Dy “7” do ta eklipsojnë derbin e yjeve. Qendra e gravitetit në derbin e sotëm të Madridit (Atlético-Real) do të jetë tek ata të dy: Joao Felix dhe Eden Hazard. Ata kanë trashëguar në skuadrat respektive fanellat e rënda të Griezmann dhe Cristiano Ronaldo. Të dy kanë mbërritur në La Liga merkaton e kësaj vere, respektivisht në “Wanda Metropolitano” dhe “Santiago Bernabéu”. Shuma e shpenzuar për ta është e frikshme: 227 milionë euro. Félix (19 vjeç) dhe Hazard (28 vjeç) duan t’i imponojnë “pulsin” e tyre derbeve moderne të Madridit, të iniciuara fillimisht nga Fernando Torres dhe Raúl, pastaj të tjerët më pas (me numrat 7).

Ky do të jetë derbi i parë sezonal, ndërkohë që prova gjenerale u bë në New Jersey, korrikun e kaluar, në një duel miqësore, jozyrtar. João Félix do të përjetojë sonte derbin e parë në La Liga, ashtu si belgu. Ai është, së bashku me Vitolo, në krye të listës së shënuesve më të mirë të kampionatit spanjoll (me nga 2 gola). Gjithashtu, kryeson në një statistikë tjetër: atë të kompletimit të saktë të aksioneve. Njëmbëdhjetë goditje në total, pesë prej tyre në portë (1.83 për ndeshje). 

Mbi të gjitha këto dalin ndjesitë, që shkakton portugezi, çdo herë që prek një top: gjithçka është e paparashikueshme, plot imagjinatë. Mungesa e Morata do të bëjë që Joao të ketë partner sulmi Diego Costa, gjithnjë më afër portës kundërshtare. Në radhët e Real Madridit, Hazard ende nuk e ka gjetur ende golin, as ka shkëlqyer. Një dëmtim i muskujve (kaloi 25 ditë pushim) e pengoi ta fillonte sezonin mbarë, si dhe të kishte ritimin e duhur fizik. 

Image

Në Paris luajti ndeshjen e parë “kapitale” të sezonit, në Champions, ku skuadra e tij humbi 3-0. Belgu mori shumë kritika. Në rezultatin 0-1 të “Pizjuán”, Eden “vodhi” tetë topa. "E ardhmja e tij është e shkëlqyer", - insiston Zidane, i cili mezi pret që, më në fund, tridenti “BBH” të jetë në maksimumin e vet. Atletico kundër Real Madrid, João kundër Eden,;derbi i sotëm i kryeqytetit spanjoll kalon edhe përmes numrave “7”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat