Trajneri nga Sllovenia: Kjo është marri çka ka ndodhur në Kosovë 

Futboll

Trajneri nga Sllovenia: Kjo është marri çka ka ndodhur në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:15
Nebih Zeneli

Trajneri i mirënjohur Nebih Zeneli që ka vite që është në Slloveni dhe aktualisht udhëheqës i shkollës së futbollit Krsko, është i revoltuar me rezultatin 40:0 të Feronikelit të Drenasit kundër Drenicës nga Skenderaj, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll (femrat).

“Për mu si trajner që kam punuar edhe me ekipin e femrave, lajmi se Feronikli e ka mundur Drenicën me 40:0, qenka për krenari për dikë, pa koment jam? Kjo për mu është një degradim i futbollit femëror dhe një marri, pa keqkuptim?! Kjo nuk asht është morale as pedagogjike as mënyrë sociologjike për krenari se një ekip e paska mund një ekip që ndoshta i ka mbledhur lojtaret rrugës!?

A mendojnë se në këtë mënyrë do të avancohet futbolli në Kosovë? A mendojnë që ndoshta edhe atyre vashave të reja që ëndërrojnë të bëhen futbolliste do t’ja shuajnë edhe dëshirën për mu marrë me futboll?

Dhe të mos kemi masovizim në futbollin femëror kur e dijmë se kjo lëmi të ne ende është tabu temë! Nuk po mundem me kuptuar dhe më erdh keq shumë me këtë lajm ekskluziv edhe nëpër disa TV se koka bë një fare rekordi?! Ne qoftë se dikush mund ta gjuan këtë rekord, është për të qeshur.

Mos u krenohuni me këtë rezultat por mendoni pak dhe analizoni këto gjëra për të mirën e futbollit dhe zhvillimin e futbollit femëror në Kosovë! Sepse me dy-tri ekipe mos të mendojnë që jemi të fortë se edhe u pa kur dolëm në Evropë!

Edhe ato që mund t’i shënojnë në Kosovë ka 40 gola në Evropë është diçka tjetër! Suksese dhe dashtë Zoti këto rezultate t’i arrini në Kupat e Evropës!”, thotë Zeneli për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat