Shtyhet ndeshja mes Kosovës dhe Rusisë

Futboll

Shtyhet ndeshja mes Kosovës dhe Rusisë

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 13:25
Kosova

UEFA ka vendosur ta shtyj ndeshjen kualifikuese për kampionatin Evropian të femrave Euro 2021, ndërmjet Kosovës dhe Rusisë.

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur vet faqja zyrtare e federatës së futbollit të Rusisë.

Takimi ishte caktuar të zhvillohej në 4 tetor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Ky vendim u mor për arsye sigurie. Data dhe vendi ku do të zhvillohet ndeshje përcaktohet më vonë”, thuhet në njoftim.

Kosova dhe Rusia janë pjesë e grupit A të kualifikuesve. Ruset gjenden në vendin e parë me 6 pikë ndërsa Kosova me 3 pikë të grumbulluara renditet e katërta në këtë grup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat