Llapi fiton me një lojtar me pak, Dukagjini shënon pas 607 minutave

Futboll

Llapi fiton me një lojtar me pak, Dukagjini shënon pas 607 minutave

Nga: K. Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 15:55
Mërgim Pefqeli

Llapi nga Podujeva me shumë mund e mposhti me rezultat 2:1 Dukagjinin e Klinës, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit të Kosovës.

Veçori e kësaj sfide është se Dukagjini pas 607 minutave realizon golin e parë në kampionat, por fatkeqësisht nuk shijuan fitoren e parë dhe mbetet në fund të renditjes me një pikë të mbledhura. Në minutën e 40-të, Armin Mujkiq shënon nga afërsia për epërsinë e Llapit, 1:0.  Në fakt, lojtarët e Dukagjinit protestojnë dhe e kontestuan këtë gol duke pretenduar se topi nuk e kishte kaluar vijën e portës, por pa sukses.  

Në pjesën e dytë, Dukagjini kishte epërsi numerike por që nuk e shfrytëzuan. Pikërisht në minutën e 65-të, Kastriot Selmani përjashtohet nga loja por as kjo si ndihmoi klinasit. Pas dy minutave (67’) Husein Demiri shënon golin e barazimit dhe pas 607 minutave ishte për klinasit në elitën e futbollit tonë.

Në minutën e 81-të, ish futbollisti i Prishtinës, Mërgim Pefqeli shënon për fitoren e madhe (2:1) të llapjanëve, që ngritën në vend të dytë me 14 pikë ka një me pak se lideri Feronikeli. Llapi i trajnerit Tahir Batatina fiton takimin edhe me një lojtar me pak nga minuta e 65-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat