Buffon vendos rekord për paraqitjet me skuadra

Futboll

Buffon vendos rekord për paraqitjet me skuadra

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:21
Gianluigi Buffon

Gianluigi Buffon ka bërë historinë në ndeshjen kundër SPAL, duke filluar ndeshjen si titullar.

Portieri i Buffon ka bërë historinë duke regjistruar paraqitjen e 903-të me skuadrën e Juventus.

Italiani ka thyer rekordin që mbante Paolo Maldini me 902 paraqitje, në futbollin me skuadra.

Buffon ishte titullar në formacionin e Juventus për ndeshjen kundër SPAL, në të cilën skuadra e tij është në epërsi me rezultatin 1:0.

41 vjeçari ka vendosur këtë rekord duke luajtur me skuadrën e Parma, Juventus dhe Paris Saint Germain.

Kjo ndeshje është e 658-a për Buffon me fanellën e Juventus, shtuar 220 me Parma dhe 25 me PSG.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat