I zemëruar në Granit Xhakën

Futboll

I zemëruar në Granit Xhakën

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:28
I zemëruar në Granit Xhakën

Zgjedhja e Granit Xhakës si kapiten i Arsenalit është cilësuar “një farsë” nga ish-sulmuesi i “Topçinjve”, Paul Merson, i cili beson se është patetike që u desh të votohet për t’ia dhënë Xhakës shiritin e kapitenit.

Dje u bë e ditur se skuadra e Arsenalit kishte votuar për ta gjetur kapitenin e radhës të skuadrës, i cili në fund u zgjodh Granit Xhaka, përderisa emri i zëvendëskapitenit ende nuk është bërë publik.

Mesfushori me origjinë nga Kosova, i cili e përfaqëson Kombëtaren e Zvicrës, e ka drejtuar skuadrën e Arsenalit në gjashtë nga tetë ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë sezon, ndërsa i ka bërë mbi 100 paraqitje për Arsenalit që kur iu bashkua klubit në vitin 2016 nga Borussia Monchengladbach.

Por, vendimi për t’ia dhënë Xhakës shiritin e kapitenit nuk është pritur mirë nga të gjithë tifozët, veçanërisht pas paraqitjeve të tij të fundit këtë sezon, kur edhe është fishkëllyer nga vetë tifozët e Arsenalit.

“Pse u ka kërkuar Unai Emery lojtarëve të tij ta votojnë lojtarin që duhet të jetë kapiten? Kjo është patetike. Seriozisht. Merre vetë vendimin!”, tha Merson, në një intervistë të dhënë për Daily Star.

“Kur ti fillon të shqetësohesh se çfarë mendojnë lojtarët e ty për ty, ti je në probleme. Dhe pse i duhen atij pesë kapitenë? Arsenali është njëri ndër klubet më të mëdha në botë, por unë nuk mendoj se ai ia ka idenë se cila është 11-shja e tij më e mirë”.

“Granit Xhaka është kapiten i parë, por ai nuk e ka të sigurt se do të jetë titullar në çdo ndeshje. Kështu që unë po ju tregoj kush do të luajë gjithë – David Luiz. Për këtë arsye ai duhet të jetë kapiteni”.

“T’u kërkosh lojtarëve ta votojnë kapiten është problematike. Çka nëse ata s’e marrin seriozisht? Pastaj kjo bëhet një farsë. Nuk do të ndodhte as te klubet amatore. Jam i befasuar që s’e ka kërkuar edhe votën e tifozëve!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat