Bordi i Milan ndahet në dysh, diskutime mbi të ardhmen e Giampaolo

Futboll

Bordi i Milan ndahet në dysh, diskutime mbi të ardhmen e Giampaolo

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 16:35
Marco Giampaolo

Bordi i Milan nuk po arrin të gjej marrëveshje për të ardhmen e trajnerit Marco Giampaolo.

Starti i dobët i sezonit nga Milan ka bërë që të ngritën shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e trajnerit Giampaolo.

Dy humbje radhazi nga Inter dhe Torino kanë bërë që të lëkundet pozita e Giampaolo, madje edhe disa anëtarë të bordit duan shkarkimin e tij.

Paolo Maldini dëshiron që klubi të jetë i qetë dhe t’i jap kohë trajnerit, kurse Zvonimir Boban është i vendosur ta shkarkojë atë.

Milan pozicionohet në pozitën 10-të aktualisht në Serie A, me gjashtë pikë në pesë ndeshje, me bordin e ndarë në dysh rreth të ardhmes së trajnerit.

Duket se Giampaolo ka dy ndeshje në dispozicion për ta shpëtuar të ardhmen e tij, duke filluar nga ndeshja e së dielës kundër Fiorentina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat