Fitore e madhe e Barcelonës dhe e vetëbesimit 

Futboll

Fitore e madhe e Barcelonës dhe e vetëbesimit 

Nga: K. Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 17:51
Fitore e madhe e Barcelonës dhe e vetëbesimit 

Barcelona importoi tri pikë të mëdha dhe që ia kthen vetëbesimin në radhët e tyre.  

Barcelona në udhëtim triumfoi me rezultat 2:0 ndaj Getafes, në ndeshjen e javës së shtatë të elitës së futbollit spanjoll. Kampioni në fuqi i ofrohet Real Madridit.

Në minutën e 41-të, Luis Suarez nga rreth 15 metra parabolloi portierin rival dhe 0:1. Në minutën e 49-të, Junior nga afërsia shënon për 0:2, duke e lënë të “ngrirë” Getafen.

Barcelona luajti pa Lionel Messin e lënduar dhe nga minuta e 82-të ishte me një lojtar me pak kur Lenglet u përjashtua nga loja për shkak të dy kartonëve të verdhë. 
Barcelona është në vend të dytë me 13 pikë, ka një ndeshje më shumë se Reali në krye që ka 14 sosh dhe Getafe është i 11-ti me 7 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat