Nuhiu asiston, Sheffield Wed dërrmon Middlesbroughin

Futboll

Nuhiu asiston, Sheffield Wed dërrmon Middlesbroughin

Nga: K. G. Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:06
Nuhiu asiston, Sheffield Wed dërrmon Middlesbroughin

Sulmuesi i kombëtares së Kosovës, Atdhe Nuhiu, me Sheffield Wed si mysafirë e dërrmuan me rezultat 4:1 Middlesbroughin, në takimin e javës së 9-të të Championship (Liga e Dytë e Anglisë).

Futbollisti i Kosovës asistoi në golin e tretë në minutën e 23-të kur Reach shënon për 0:3.

Clayton (5'-autogol), Iorfa (6'), Reach (23') dhe Fletcher (34') shënuan për Sheffield Wed dhe për Middlesbroughin PcNair (19').

Nuhiu u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 77-të dhe në atë të 80-tën u zëvendësua. Sheffield Wed është në vend të shtatë ne 16 pikë, kurse Middlesbrough i 18-ti me 9 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat