Shaqiri: Kur pëson 3 gola për 13 minuta

Futboll

Shaqiri: Kur pëson 3 gola për 13 minuta

Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:16

Flamurtari është turpëruar edhe në javën e shtatë të Superligës, ku këtë herë u mposht nga Trepça’89 me rezultatin 5:1 në stadiumin “Riza Lushta”.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Flamurtarit, Artim Shaqiri, i cili ishte i qetë pas ndeshjes ani pse pësuan me rezultatin 5:1.

“U përgatitëm të luajmë bukur pasi që fusha dhe kundërshtari ta mundësonte këtë gjë. Për fat të keq pësuam herën, bëmë gabime të shumta dhe kështu edhe pësuam me rezultat të thellë.

Kur pëson 3 gola për 13 minuta është shumë vështirë pastaj, do mundohemi të përmirësohemi në ndeshjen e ardhshme”, ishin fjalët e Shaqirit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat