Rashica shënon, barazojnë me Dortmundin

Futboll

Rashica shënon, barazojnë me Dortmundin

Nga: Kemajl Goca Më: 28 shtator 2019 Në ora: 18:58
Milot Rashica si bombë në Gjermani, shokon Dortmundin

(E plotësuar) - Futbollisti Milot Rashica është prej më të merituarve që Werderi barazoi si mysafirë me rezultat 2:2 me Dortmundin, në kuadër të javës së gjashtë të Bundesliga I.

Milot Rashica shënon në minutën e 7-të dhe Friedl në atë të 55-tën për bremenasit dhe Gotze në minutën e 9-të e Reus 41-tën për Dortmundin. Rashica luajti me sukses deri në minutën e 73-të.

Dortmundi është në vend të shtatë me 11 pikë e Ëerderi i 10-ti me 7.

Milot Rashica si bombë në Gjermani, shokon Dortmundin

Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, si bombë në Gjermani.

Ai kthehet pas lëndimit me sukses dhe në minutën e 8-të, nga rreth 13 metra me goditje të fortë e ndëshkon Dortmundin vendas, 0:1 për Werder Bremenin.

Pas një minute Gotze barazon shifrat me rezultat 1:1.

Lojë e mirë po zhvillohet në Dortmund dhe Rashica po tregon angazhim të madh. Pjesa e parë përfundoi me rezultat 2:1 në favor të Dortmundit, kur Reus shënon me kokë në minutën e 41-të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat