Zidane: Reali meritoi fitoren kundër Atleticos

Futboll

Zidane: Reali meritoi fitoren kundër Atleticos

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 08:13
Zinedine Zidane

Zidane beson se skuadra e tij meritoi fitoren në derbin lokal të Spanjës.

Real Madrid dhe Atletico Madrid janë ndarë baras në derbin e luajtur mbrëmë në ‘Ëanda Metropolitano’, por ky rezultat nuk ishte i merituar, sipas trajnerit të Real, Zinedine Zidane.

‘Los Blancos’ krijuan disa raste shënimi, por portieri i Atletico, Jan Oblak, ishte në elementin e duhur, duke i siguruar një pikë skuadrës së tij.

Pritjet e Oblak kanë  bërë që Zidane të mendojë se skuadra e tij meritoi tri pikët nga përballja me Atleticon.

“Merituam shumë më shumë, por ajo që dua është t’i përgëzojë lojtarët, pasi kemi mbajtur portën e paprekur” ka thënë Zidane.

“Nuk ka të bëjë vetëm me intensitetin, por çfarë është e rëndësishme është forca jonë. Ne pamë një Madrid të fortë, sepse nuk lejuam asnjë shans. Na mungoi kreativiteti, por jemi të lumtur me çfarë treguam” shtoi tutje trajneri francez.

Real Madrid mbetet në krye të tabelës edhe pas kësaj ndeshje, por tashmë ka Barcën me tri pikë afër dhe Atleticon me dy pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat