Përpos derbit të Gjilanit edhe këto ndeshje luhen sot në Superligën e Kosovës

Futboll

Përpos derbit të Gjilanit edhe këto ndeshje luhen sot në Superligën e Kosovës

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 09:30
Superliga e Kosovës

Përpos derbit të madh të qytetit të Gjilanit sot në Superligën e Kosovës në futboll do të zhvillohen edhe dy ndeshje tjera.

Normalisht që sot e gjithë vëmendja pritet të jetë në Gjilan, atje ku do të ballafaqohen Drita dhe Gjilani, ndeshje e cila zhvillohet nga ora 15:00.

Tjetër ndeshje e cila luhet në orar të njëjtë është edhe ajo ndërmjet Vushtrrisë dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje do të jetë e veçantë për kryetrajnerin e Prishtinës Armend Dallku, i cili do të rikthehet në vendlindjen e tij, si kundërshtar i klubit të Vushtrrisë.

Prishtina udhëton në Vushtrri pas 3 fitoreve rresht, ndërsa vendasit nga dy ndeshje si vendas kanë po aq barazime.

Armend Dallku sërish nuk do të mund të llogarisë në dy lojtarët e lënduar, Ahmet Halitin dhe Ahmed Januzin.

Ndërsa ndeshja tjetër e cila zhvillohet një orë më herët, pra me fillim nga ora 14:00 është ajo në mes te Drenicës dhe Ballkanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat