Trajneri serb i Prishtinës në vitin 1988, u shtang kur i pa shqiptarët, e tha një fjalë të çuditshme

Futboll

Trajneri serb i Prishtinës në vitin 1988, u shtang kur i pa shqiptarët, e tha një fjalë të çuditshme

Nga: Kemajl Goca Më: 29 shtator 2019 Në ora: 13:17
Zhivadinoviq

Milan Zhivadinoviq, trajner serb, që në vitin 1988-1989 ka udhëhequr klubin e futbollit Prishtina në Ligën e Dytë Unike (Liga e Parë B) e ish Jugosllavisë!

Zhivadinoviq njihet për qëndrime antishqiptare, por atëkohë kur ishte kryetrajner i Prishtinës, në një moment mbetet i shtangur! 

Stadiumi i Prishtinës i kishte hapur dyert atëkohë dhe u mbajtën demonstratat e mëdha në kohën e Azem Vllasit dhe Kaçusha Jasharit. Nga të gjitha anët e Kosovës, në javën e tretë të nëntorit të vitit 1988, shqiptarët u ngritën dhe edhe në këmbë ia mërsyen Prishtinës, për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia pushtuese e ndërsyer nga kasapi i Ballkanit Sllobodan Millosheviqi.

“Në zyrat e klubit të futbollit Prishtina ishte Zhivadinoviqi, atëkohë kryetrajner. Ai u shtang kur e pa tërë stadiumin e mbushur me shqiptarë duke demonstruar kundër Serbisë pushtuese.

Zhivadinoviqi tha: “E njoh këtë popull, nuk durojnë shumë dhe kur çohen në këmbë është problem me ta’”, tregon fjalët e Zhivadinoviqit, një ish futbollist i Prishtinës së asaj kohe, që nuk do t’i përmendet emri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat