Spikat derbi i Anamoravës

Futboll

Spikat derbi i Anamoravës

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 13:50
Spikat derbi i Anamoravës

Në IPKO Superligën e Kosovës luhen këtë të diel tri përballjet e fundit të javës së 7-të, ku pa dyshim vëmendjen kryesore shkon për derbin e Anamoravës, Gjilani – Drita, që do të zhvillohet në orën 15:00.

Një përplasje, si gjithmonë tepër “e nxehtë”, falë edhe atmosferës që jashtëzakonshme që krijojnë të dyja tifozëritë. Sigurisht që mbështetësit e Gjilanit, “Skifterët”, do të jenë më të shumë të numër, si pritës, megjithatë edhe “Intelektualët” nuk do t’i lënë gjë mangët kësaj atmosfere unike të futbollit kosovar.

Gjilani dhe Drita e kanë nisur mirë këtë edicion, çka tregon ambiciet maksimale që kanë të dyja skuadrat për titullin kampion. Ky rivalitet në klasifikim e bën edhe më interesantë këtë derbi, ku pritshmëritë në të dy kampet janë të mëdha.

Derbi i Gjilanit do të gjykohet nga Besfort Kasumi, ndërsa ndihmë të tij do të jenë Edomnd Zeqiri dhe Fatmir Sekiraqa, ndërkohë gjyqtari i katërt është përzgjedhur Alban Shala.

Në të njëjtën orë (15:00), Prishtina, pas kthesës me tri fitore radhazi, do të ketë një takim të vështirë në fushën e Vushtrrisë. Vendasit nuk po kalojnë një situatë të mirë dhe kanë nevojë për pikë, ndërkohë kryeqytetasit synojnë që të marrin fitoren e katërt radhazi.

Ndërkohë në Skenderajm në orën 14:00, do të zhvillohet një përballje mjaft interesante mes Drenicës dhe Ballkanit, dy skuadra që luajnë futboll jashtëzakonisht të bukur.

Ndeshjet e së dielës

Drenica – Ballkani 14:00

Vushtrria – Prishtina 15:00

Gjilani – Drita 15:00

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat