David Silva thyen rekord unik në Premierligë

Futboll

David Silva thyen rekord unik në Premierligë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 16:36
David Silva

Mesfushori i Manchester Cityt, David Silva ka thyer një rekord të veçantë në Premierligë.

Pas fitores së djeshme ndaj Everton, mesfushori spanjoll është bërë lojtari më i shpejtë që arrin 200 fitoren në kampionatin elitar anglez.

Silva këtë e arriti në vetëm 289 ndeshje, kundrejt John Terryt të cilit iu deshën 305 ndeshje dhe që ishte mbajtës i rekordit.

Petr Cech është i treti në listë, me çekun që arriti 200 fitore pas 310 ndeshjeve të zhvilluara. Ryan Giggs (315) dhe Ashley Cole (318) janë dy lojtarët tjerë që përbëjnë listën e këtij rekordi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat