300 milionë euroshi i La Ligës që deri tani nuk ka treguar asgjë

Futboll

300 milionë euroshi i La Ligës që deri tani nuk ka treguar asgjë

Më: 29 shtator 2019 Në ora: 18:21
Foto ilustrim

Me mungesën e vazhdueshme të Cristiano Ronaldos dhe problemet me lëndimet të Lionel Messit, La Liga është ende duke pritur me ankth që yjet e saj të ri të përtërirjnë shkëlqimin.

Antoine Griezmann, Eden Hazard dhe Joao Felix ishin emrat në buzët e të gjithëve gjatë verës, por asnjëri nga të tre nuk ka ofruar shumë spektakël në dy muajt e parë të sezonit

Faza e adaptimit, të rinjë në kampionat dhe mungesa e përgatitjes fizike janë arsyet kryesore pas rënies së formës të treshes dhe nuk është rastësi që të tre u zëvendësuan këtë fundjavë.

Griezmann është lojtari që ka luajtur më shumë minuta, kundrejt Hazard që ka më së paku minuta për shkak të lëndimit që pati.

Image

Në 705 minuta të luajtur, ylli francez ka realizuar tre gola dhe dy asiste, teksa Joao Felix ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një herë.

Anësori belg në 197 minuta nuk ka shënuar apo asistuar për Real Madridin deri tani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat