Qendër mbrojtësi i Bayern Munich, Niklas Sule, mund të ishte shumë lehtë pjesë e Premierligës.
Reprezentuesi i Gjermanisë ishte objektivi i Chelsea, por ai zgjodhi që të jepte nënshkrimin e tij për skuadrën kampione të Bundesligas.
Sule kishte konsideruar kalimin në kampionatin elitar anglez gjatë vitit 2017, madje ka lënë të hapur akoma një mundësi që një ditë të transferohet në Angli.
“Kisha një mendim që të shkoja në Premierligë. Është një nga ligat që vërtetë dua të luaj” ka thënë Sule.
“Atë kohë pash momentin që të shkoja tek Munich. Dhe siç e shihni, jam shumë i lumtur tek Bayern” ka thënë tutje gjermani.
Sule ka 22 paraqitje me kombëtaren e Gjermanisë dhe është kthyer në pjesë kryesore të mbrojtjes së Bayern.