Juventusi rindez polemikat për titullin 2006! Vihet kundër Federatës dhe Interit!

Futboll

Juventusi rindez polemikat për titullin 2006! Vihet kundër Federatës dhe Interit!

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 16:57
Krerët e klubeve

Derbi i Italisë do të luhet fundjavën e ardhshme, por jashtë fushe ka nisur prej kohësh me thumbime, akuza dhe kundërakuza. Edhe pse, ky rivalitet kurrë nuk ka pushuar, madje me Calciopoli-n që i vuri më shumë zjarr. Pikërisht një titull, ai i tavolinës, vazhdon të jetë shkak sherri.

Kolegji i Garancisë së Sportit ka marrë një apelim të Juventusit kundër Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), Interit dhe Komitetit Olimpik Italian (CONI) për apelin dhe riformimin e vendimit të 30 gushtit të shkuar në Gjykatën e Apelit të Federatës, në lidhje me dorëzimin e titullit 2006 te Interi nga ana e FIGC.

Juventusi kërkon që të deklarohet "i mosakorduar" ai titull kampion italie për vitet 2005-2006.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat