Rashica rikthehet fuqishëm, hyn në 11-shën e javës në Bundesligë

Futboll

Rashica rikthehet fuqishëm, hyn në 11-shën e javës në Bundesligë

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 17:04
Milot Rashica

Milot Rashica, është rikthyer nga lëndimi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Në takimin e kësaj fundjave, Rashica ishte titullar te Werder Bremen në takimin ndaj Dortmund.

Vetëm tetë minuta i janë dashur anësorit kosovar që ta tregon prezencën e tij në fushë.

Rashica shënoi një super gol falë një goditje të jashtëzakonshme brenda zonës.

E paraqitja e mirë e yllit kosovar ka bërë që të jetë në formacionin e javës në Bundesligë për xhiron e gjashtë të Bundesliga-s.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat