Icardi te PSG, Wanda tregon sakrificën e madhe: Katrahurë!

Futboll

Icardi te PSG, Wanda tregon sakrificën e madhe: Katrahurë!

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 18:33
Wanda Nara

Kthehet të flasë Wanda Nara, që gjatë programit Morfi, i cili ka moderatore të motrën Zaira, ka treguar se sa të vështirë e ka që të menaxhojë familjen, sidomos duke ditur se kanë pesë fëmijë dhe se ata janë në shkollë. Mauro Icardi luan te PSG, por familja është ajo që vuan dhe e bën vajtje-ardhje Itali-Francë.

"Eshtë një katrahurë! Punoj në Itali, kam kontratë me Mediaset, por duhet të shkoj dhe të vij. Eshtë sakrifica ime më e madhe Bëjmë bazë në Milano dhe Paris, dy shkolla dhe dy shtëpi. Fëmijët ndjecin ca leksione në Itali dhe ca në Francë, sepse është e njëjta degë shkolle".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat