Emery mbron veten: Nuk jam aq keq sa thonë...

Futboll

Emery mbron veten: Nuk jam aq keq sa thonë...

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 18:34
Unai Emery

Unai Emery dhe anglishtja, një marrëdhënie aspak e lehtë, të paktën supas Bukato Saka, sulmuesi i ri i Arsenal-it. 18-vjeçari ka zbuluar se e ka të vështirë ta kuptojë trajnerin spanjoll, aq sa i drejtohet Freddie Ljunberg, trajneri i Under 23, për të kuptuar direktivat e marra në stërvitje.

Emery, siç ka bërë të ditur AS, ka dashur të mbrojë veten. "Anglishtja ime është përmirësuar shumë në krahasim me kohën kur erdha këtu", ka thënë trajneri i Topçinjve.

"Nga një në dhjetë, mendoj se jam te gjashta. Besoj se lojtarët janë në gjendje të më kuptojnë, por nëse nuk është kështu çdo ndihmë është e mirëpritur. Me Saka kam zhvilluar edhe biseda private gjatë seanacave stërvitore: e bëj këtë me lojtarë, anglezë, spanjollë, gjermanë, francezë...".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat