Ozil mund të bëhet bashkëlojtar me Muriqin ose Rashicën

Futboll

Ozil mund të bëhet bashkëlojtar me Muriqin ose Rashicën

Më: 30 shtator 2019 Në ora: 18:53
Mesut Ozil

Mesut Ozil nuk po kalon momente të mira në karrierën e tij.

Mesfushori gjerman ka pasur shumë pak hapësira këtë edicion te Arsenalit, teksa ka luajtur vetëm dy ndeshje.

30-vjeçari është aktivizuar 71 minuta në Ligën Premier dhe po aq minuta në Kupën e Anglisë.

Daily Mirror ka shkruar se Topçinjtë kanë vendosur ta huazojnë yllin gjerman gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi londinez është i gatshëm t’ia paguaj gjysmën e pagës prej 350 mijë funteve në javë gjermanit që të largohet në huazim.

Arsenali dëshironte shitjen e lojtarit edhe në verë, por munguan ofertat në drejtim të tij.

Fenerbahçe ishte skuadra më e interesuar, por gjiganti nga Stambolli nuk e përballoi pagën e gjermanit.

Klubi ku aktivizohet Vedat Muriqi pritet përsëri të futet në garë për huazimin e Ozilit, pasi tani gjysmën e pagës e paguan Arsenali.

Por nuk përjashtohet rikthimi i Ozilit në Bundesliga, ku skuadra si Schalke 04 dhe Werder Bremen gjithashtu kanë shprehur interesim për të.

Në rast huazimi te Bremen, Ozil do të krijonte një dyshe fantastike së bashku me Milot Rashicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat