Tammy Abraham zgjedh mes Nigerisë dhe Anglisë

Futboll

Tammy Abraham zgjedh mes Nigerisë dhe Anglisë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 08:59
Tammy Abraham

Tammy Abraham ka vendosur të pranojë ftesën e Anglisë nëse ai zgjidhet në skuadrën e radhës të Gareth Southgate – duke i shuar shpresat e Nigerisë për të siguruar të ardhmen ndërkombëtare të sulmuesit.

Sportsmail kupton që Federata e Futbollit ka kërkuar regjistrimet mjekësore të Abrahamit për Chelsea – një tregues i qartë se ai është duke u marrë seriozisht për kualifikimet e tetorit në Euro 2020 kundër Republikës Çeke dhe Bullgarisë.

Southgate njofton skuadrën e tij të enjten, me Abraham që shpreson se fillimi i tij i shkëlqyeshëm i sezonit do të jetë i mjaftueshëm që ai të tërheq vëmendje, përcjell lajmi.net.

Nigeria është përpjekur ta bindë Abrahamin, i cili ka dy paraqitje miqësore për Anglinë.

Deri më tani, sulmuesi, i cili mbush 22 vjeç të mërkurën, nuk do të sqarojë publikisht se për cilin vend dëshiron të luajë.

Por kuptohet se Abrahami, i cili ka babain me prejardhje nigeriane, do t’i përgjigjet thirrjes së Anglisë nëse zgjidhet nga Southgate këtë javë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat