Vodhi orën e shokut të skuadrës

Futboll

Vodhi orën e shokut të skuadrës

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 15:36
Vodhi orën e shokut të skuadrës

Vodhi orën e shokut të skuadrës, klubi francez e bën shembull talentin e ekipit
Lamine Diabi-Fadiga kishte vjedhur orën e sulmuesit të Nicës Kasper Dolberg, në dhomat e zhveshjes gjatë kohës kur ky i fundit zhvillonte stërvitjen me ekipin.DOLBERG.

Pasi përfundoi stërvitjen sulmuesi danez pa që në dhomat e zhveshjes mungonte ora e dorës, e cila kapte një vlerë rreth 70. 000 euro. Kjo e mërziti shumë ish-lojtarin e Ajaksit, i cili e dënoncoi menjëherë këtë në polici, me këta të fundit që e gjetën autorin.

Personi i cili kishte vjedhur orën ishte talenti 18-vjeçar Lamine Diabi-Fadiga, i cili e pranoi akuzën dhe i kërkoi falje shkout të skuadrës duke i siguruar se do t’ia rimburoësojë në lek objektin e marrë, në mënyrë që të tërheqë denoncimin në polici.2019-09-26-lamine-diaby-fadiga

Klubi i Nicës ka marrë vendimin që ta bëjë shëmbull talentin francez, teksa ka ndërprerë kontratën me lojtarin. Tashmë 18-vjeçari është një futbollist i lirë dhe do të bashkohet me skuadrën nga Ligë 2, Fc Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat