Kandidat për stolin e Milanit, trajneri i mrekullive i habit të gjithë

Futboll

Kandidat për stolin e Milanit, trajneri i mrekullive i habit të gjithë

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 16:02
Claudio Ranieri

Claudio Ranieri është një nga kandidatët e mundshëm që të marrë vendin e Marco Giampaolos. Ai ka dhënë një intervistë për Radio Rai në lidhje me mundësinë e marrjes së postit të Milanit. 

"Dua që Giampaolo të shfaqë cilësitë e tij te Milani. E respektoj atë shumë dhe shpresoj që të gjejë zgjidhjen e duhur te Milani. Nuk është e lehtë, sepse ka shumë djem të rinj që duhen mësuar", - tha ai fillimisht. 

Ai më pas foli dhe në lidhje me Serie A. "Juventusi është gjithmonë aty, por tani ka dhe skuadra të tjera që po luftojnë. Conte po bën një punë fantastike si zakonisht me Interin, Atalanta është konfirmuar, po ashtu dhe Napoli, pavarësisht humbjes me Cagliarin. Interi dhe Juvja do të duelojnë për titull, shpresoj që Napoli të mbajë ritmin e tyre", - tha ai. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat