Sfida kryesore në Drenas    

Futboll

Sfida kryesore në Drenas    

Nga: Kemajl Goca Më: 1 tetor 2019 Në ora: 17:53
Pamje nga një ndeshje

Kampioni në fuqi dhe lideri i kampionatit, Feronikeli nga Drenasi, ka punë shumë të vështirë në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, ku do të ballafaqohen me Llapin nga Podujeva, në kuadër të javës së tetë të IPKO Superligës së Kosovës, njëherësh është edhe derbi i kësaj jave. “Nikli” kërkon fitoren e radhës që të përforcojë kreun e tabelës, ndërsa llapjanët udhëtojnë të qetë, me synim që të kthehen të pamposhtur.

“Feronikeli pret Llapin, të mërkurën, me fillim prej orës 14:30, për derbin e kësaj jave në Superligën e Kosovës. Skuadra kampione, Feronikeli, i prinë tabelës me 15 pikë, ndërsa Llapi gjendet në pozitën e tretë me një pikë më pak. Feronikeli futet në këtë takim pas fitores së thellë ndaj Ferizajt, me rezultat 5:0 dhe atmosfera në klub është tejet e mirë.

Ndeshjet derbi gjithmonë kërkojnë atmosferë të zjarrtë, prandaj kërkojmë që tifozët të jenë të pranishëm në numër sa më të madh për ta përkrahur skuadrën kampione të Kosovës, KF Feronikelin”, thuhet në faqen e FC Feronikelit. Llapi është i mobilizuar në çdo aspekt dhe pretendon pikë nga Drenasi.

Dy takime tjera do të zhvillohen në ditën e nëserme, ajo në Klinë mes Dukagjinit dhe Trepçës ’89 dhe në Ferizaj ku Ferizaj pret Ballkanin. Dukagjini i Klinës kërkon fitoren e parë në kampionat, pas një barazimi e gjashtë humbjeve, ndërsa ’89-shi është i vëmendshëm për sfidën që ka para vetes dhe kërkon të kthehet me pikë të plota nga Klina.

Ferizaj që po kalon periudhë aspak të mirë dhe asnjë pikë nuk e ka fituar si vendas me përjashtim të gjashtë pikëve në udhëtim, duke e mundur me 1:0 Dritën dhe me 1:0 Dukagjinin në Klinë. Ferizaj kërkon fitoren e parë në konak dhe të stabilizohet në renditje, ndërsa Ballkani me trajnerin Ismet Munishi janë në formë të mirë, më së miri e konfirmon edhe fitorja gjatë fundjavës që e lamë pas me 1:0 ndaj Drenicës në Skenderaj.

Munishi ka mobilizuar ekipin për pikë në Ferizaj, ndërsa këta të fundit janë të shqetësuar pas debaklit në Drenas me 5:0 nga Feronikeli. Të enjten do të zhvillohen dy takime tjera, ku në kryeqytet Flamurtari sfidohet nga Gjilani shumë i fortë dhe Drita është favorite në duel me Vushtrrinë që po kalon nëpër krizë të rezultateve. 
 
IPKO Superliga, java e 8-të
E mërkurë

Dukagjini-Trepça '89
Feronikeli-Llapi
Ferizaj-Ballkani
E enjte
Drita-Vushtrria
Flamurtari-Gjilani
Prishtina-Drenica    me 16 tetor

Liga e parë, java e 7-të
E mërkurë

Vllaznia-Arbëria
Malisheva-Istogu
Ramiz Sadiku-Onix Banja
2 Korriku-Ulpiana
Besa-Trepça

E enjte
Drenasi-Liria
KEK-u-Vllaznia
Vitia-Dardana

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat