Sanchez: Interi nuk ka fituar asnjë trofe në 8 vitet e fundit 

Futboll

Sanchez: Interi nuk ka fituar asnjë trofe në 8 vitet e fundit 

Më: 1 tetor 2019 Në ora: 18:12
Sanchez: Interi nuk ka fituar asnjë trofe në 8 vitet e fundit 

Interi është në formën më të mirë, në gjashtë ndeshje ka po aq fitore dhe prinë me 18 pikë në Serie A, ka dy më shumë se kampioni në fuqi Juventusi. Zikaltrit me trajnerin e ri, Antonio Conte, po tregohen shumë të fortë, përveç që kanë shënuar 13 gola kanë pësuar vetëm dy herë, duke dëshmuar për mbrojtjen më të fortë deri me tash.

Sulmuesi kilian Alexix Sanchez kompletoi kalimin e tij nga Manchester Utd te Interi në afatin kalimtar të verës, teksa shpreson se në këtë aventurë të re që ka nisur, do të arrijë formën e dikurshme.

Futbollisti ka folur së fundmi për këtë transferim, ku shprehet se kalimi te Interi e ka bërë atë të dashurohet përsëri me futbollin. “Kalimi këtu ka bërë të mundur që unë të dashurohem përsëri me futbollin. Tashmë kam njohur trajnerin dhe disa lojtarë, dhe mendoj se klubi po përgatit diçka të këndshme për të ardhmen. Nëse nuk gabohem, Interi nuk ka fituar asnjë trofe në 8 vitet e fundit. Unë kam gjetur dashurinë për futbollin tani, së bashku me dëshirën për të fituar diçka me këtë klub. Besoj se trajneri dëshiron të fitojë gjithçka, mund ta shihni atë në stërvitjet tona ose në ndeshje.

Ai përcjell dëshirën e tij te lojtarët dhe besoj se është pozitiv për gjithë ekipin.”, u shpreh Sanchez Interi do të përballet me Barcelonën ditën e nëserme Champion League, me një ekip që sulmuesi kilian ka luajtur në të kaluarën: “Kur mbërrita te Barcelona, ata ishin ekipi më i mirë në histori. Ata më mësuan një stil ndryshe të lojës dhe ishte e shkëlqyer. Kisha shokë që ia u pasoja topin, dhe ata ta kthenin atë në mënyrë të përsosur.”, përfundoi Sanchez.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat