Gnabry pas fitores: Katër gola mund t’i kem shënuar kur isha fëmijë, por jo në këto nivele

Futboll

Gnabry pas fitores: Katër gola mund t’i kem shënuar kur isha fëmijë, por jo në këto nivele

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 00:21
Serge Gnabry

Bayern Munich ka dhënë një deklaratë të fortë në ndeshjen e dytë të grupeve në Champions League. Kampionët e Gjermanisë kanë tuar 7-2 ndaj Tottenham në Londër.

Lojtari i ndeshjes ishte padyshim Serge Gnabry, me katër golat e shënuar, diçka e paimagjinueshme edhe për vetë lojtarin.

“Mendoj se kemi bërë një paraqitje shumë të mirë. Me këtë tore kemi bërë një deklaratë të fortë për trofeun. Që do të shënoja katër gola ndaj Tottenham, nuk do të kisha guximin ta ëndërroja.

“Katër gola mund t’i kem shënuar kur isha fëmijë, por jo në këto nivele. Një mbrëmje e bukur për mua. Ma merr mendja se tifozëve të Arsenalit do t’u ketë pëlqyer ky rezultat”, tha sulmuesi i ri i Bayernit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat