Sarri nuk e do, ylli i Juventus-it pranë transferimit në Spanjë

Futboll

Sarri nuk e do, ylli i Juventus-it pranë transferimit në Spanjë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 00:48
Maurizio Sarri

Mesfushori gjerman Emre Can mund të transferohet në Spanjë në merkaton e janarit. Sipas “Estadio Deportivo, skuadra e Betis është interesuar për mesfushorin, që është lënë mënjanë këtë sezon nga trajneri Maurizio Sarri.

Skuadra e Betis është në kërkim të  një mesfushori me përvojë që të kryejë lidhjen mes reparteve dhe Emre Can konsiderohet si lojtari i duhur. Gjermani është lënë jashtë listës së Champions nga Juventusi dhe ka luajtur shumë pak këtë vit.

25-vjeçari luan që prej vitit 2018 me Juventusin, me të cilin ka një kontratë deri në vitin 2022. Vlera e Emre Can është rreth 40 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat