Shevchenko “largon” Milanin, Giampaolo mund “të flejë” i qetë

Futboll

Shevchenko “largon” Milanin, Giampaolo mund “të flejë” i qetë

Më: 2 tetor 2019 Në ora: 08:54
Andriy Shevchenko

Andriy Shevchenko “qetëson” Marco Giampaolon. Ish-sulmuesi i Milanit, aktualisht trajner i përfaqësueses së Ukrainës, i ndodhur në Bergamo për të ndjekur nga afër ndeshjen e Championsit mes Atalantës dhe Shaktar Donjeckut, ka hedhur poshtë mundësinë se mund të marrë drejtimit e “Djallit”.

42-vjeçari theksoi që objektivi i tij është të shkojë në Europian me Ukrainën.

“E dua shumë Milanin, por shoqëria as që më ka kontaktuar dhe unë profesionalisht, në këtë moment, nuk mendoj për Milanin. Jam trajner i Ukrainës dhe i gjithë impenjimi im është për vendin tim. Dua të shkoj në Europian me djemtë e mi. Maldini dhe Boban janë garanci për Milanin dhe unë jam i bindur që skuadra do të dijë të ringrihet.”

Me këto fjalë, Andriy Shevchenko largon, të paktën përkohësisht mundësinë e një të ardhmjeje në stolin e “Djallit”. Giampaolo duhet të mendojë vetëm për ndeshjen e radhës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat